BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman do të zhvillojë një ceremoni përkujtimore për të kujtuar ata që janë persekutuar, burgosur, torturuar dhe vrarë nga regjimi nazist nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit.
Veprimtaria do të organizohet për të përkujtuar 74-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, kampin shfarosës të përqëndrimit në Poloni, të pushtuar nga nazistët dhe të çliruar nga Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik më 1945.
Një fjalim do të mbahet nga Saul Friedlaender, një historian izraelit me origjinë çeke, i mbijetuar gjatë Holokaustit, prindërit e të cilit u vranë në Aushvic.
Nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj dhe qindra mijëra të komunitetit rom, invalidë, homoseksualë dhe anëtarë të opozitës./ /os/ a.jor.













