ITALI – Rritje alarmante e rasteve me grip

ROMË, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Italia po përjeton një rritje alarmante të rasteve të gripit, ku vetëm në javën e fundit virusi ka detyruar 725 000 italianë të rrinë në shtrat, ndërkohë që, që prej fillimit të dimrit në vend numërohen 3,6 milionë raste.

Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë (ISS) nënvizon se këto janë pasojat e epidemisë sezonale.

Në javën e katërt të vitit 2019, shkalla e prekjes nga gripi në Itali ishte rreth 12 raste për 1 000 banorë të asistuar, veçanërisht në moshën pediatrike nën pesë vjeç.

Provinca Autonome e Trentos, Umbria, Marke, Abruco, Kampannja dhe Kalabria janë rajonet më të prekura./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.