ROMË, 21 janar /ATSH-DPA/ – Rreth 393 emigrantë të cilët u përpoqën të arrinin Italinë me varka gjatë fundjavës u dërguan pas në Libi, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Brendshme.
Në këto të dhëna ishin përfshirë edhe 100 emigrantë që ishin kapur pranë brigjeve Libiane nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM).
“Të 393 emigrantët të marrë dje nga roja bregdetare Libiane janë të sigurt dhe janë dërguar në Libi”, tha Salvini në një deklaratë.
Ai tha se 143 u dërguan në Tripoli, 144 në Misrata dhe 106 në Khoms.
Organizatat e të Drejtave të Njeriut thonë se dërgimi pas i emigrantëve në Libi është në linjë me ligjin ndërkombëtar sepse në atë vend ata rrezikojnë të abuzohen dhe torturohen. /G.S/












