TIRANË, 14 janar /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur sot se për të e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
Presidenti reagoi pas deklaratës së Kryeministrit Rama se do të jetë “de jure” ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke shtuar se “Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues dhe këtë shkelje të radhës do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese”.
“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. Jo më shtet fallco Shqipëria e para!”, ka theksuar Presidenti Meta.
/gj.mima/

















