BRUKSEL, 7 janar / ATSH-AFP/ – Komisionerja Europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom do të takohet të martën me homologun amerikan Robert Lighthizer në Uashington për një fazë të re bisedimesh për tregtinë, bëhet sot e ditur nga një zëdhënës i ekzekutivit europian.
Uashingtoni dhe Brukseli po përpiqen prej muajsh të materializojnë një marrëveshje në parim të njoftuar në fund të korrikut nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Ky njoftim mundësoi nisjen e një ”armëpushimi” në tensionet midis dy palëve, në një moment kur Trump po kërcënonte me vendosjen e taksave të rënda për industrinë europiane të automjeteve.
Dy liderët u angazhuan të punojnë për një marrëveshje tregtare për mallrat industriale, ende pa progrese, pasi SHBA-ja për momentin dëshiron të fokusohet në bashkëpunimin rregullator mes dy rajoneve./ /v.b/ a.jor.












