Ballina Flash

Bashkia Lushnjë, nismë për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Bashkia e Lushnjës ka ndërmarrë një nismë për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Vendimi i miratuar nga këshilli bashkiak synon rishikimin e këtij plani, i cili ka nisur zbatimin më datën 29 dhjetor 2016, pas miratimit të tij në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas bashkisë Lushnjë, gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare të zbatimit të Planit, autoriteti përgjegjës i planifikimit pranë bashkisë ka hasur disa vështirësi, të cilat tani lidhen me periudhën relativisht të shkurtër të hartimit të PPV-së, pamundësinë e përdorimit të programeve GIS etj.

Me ndërmarrjen e kësaj nisme, bashkia Lushnjë parashikon pezullimin e zhvillimit të Planit Vendor deri në përfundimin e procesit të rishikimit të PPV-së, vetëm në ato pjesë të territorit ku propozohen ndryshime në planin ekzistues. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Bisedime të reja tregtare BE-SHBA
Artikulli tjetërStudentët në Kosovë, protestë për liberalizimin e vizave