Ballina Bota

LONDËR – Rinis beteja e Brexit në parlament

LONDËR, 7 janar /ATSH-AFP/ – Pushimet parlamentare përfunduan dhe kryeministrja britanike, Theresa May rizhytet këtë javë në ankthet e Brexit, ku do të përpiqet sërish për të bindur deputetët britanike që të mos groposin marrëveshjen e largimit nga BE-ja, të arritur me Brukselin.

Deputetët do të rinisin të mërkurën shqyrtimin e këtij traktati tërheqjeje nga unioni, pas negociatash të vështira përgjatë 17 muajve, por miratimi duket shumë i kompromentuar për shkak të kritikave të shumta.

Teksti është kritikuar si nga Brexiters, i cilët i druhen një forme të lidhjes së përhershme me BE-në, ashtu edhe nga eurofilët, të cilët shpresojnë ende në hedhjen e hapave pas.

Fillimisht i planifikuar më 11 dhjetor, votimi për marrëveshjen u shty në minutat e fundit nga Theresa May për të shmangur një humbje të paralajmëruar./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 11 shkurt përfundon afati për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërThaçi: Kosova gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe