TIRANË, 7 janar /ATSH/ – Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje të gjithë të rinjve që janë të interesuar të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë të aplikojnë dhe dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 11 shkurt.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se çdo i ri profesionist apo që ka dëshirë të shërbejë në uniformë i ka dyert të hapura.
Gjithashtu ofrohen edhe 4 bursa për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa për të rinjtë që kanë një diplomë për inxhinieri elektronike ose kompjuterike, mund të ndjekin Kursin e oficerit të Forcës Ajrore.
Për ata që kanë një diplomë tjetër, ofrohen Kursi i oficerit të Forcës Tokësore dhe Kursi i oficerëve të rinj të Marinsave Mbretërorë.
Të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe më shumë duke parë këtë link: https://bit.ly/2RqCkYv . /o.l//a.g/