Ballina Bota

UKRAINË – Merkel dhe Macron thirrje për armëpushim

KIEV, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Me rastin e festave të fundvitit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron bënë një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Ukrainë për të kërkuar përgjegjësi nga të dy palët dhe për të ruajtur një armëpushim, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë shtypi.

“Ne e mirëpresim atë që grupi i kontaktit trilateral i 27 dhjetorit bëri të njohur, domethënë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë në Ukrainën Lindore”, tha zëdhënësja.

“Ne ftojmë të dyja palët që të marrin përgjegjësi në interes të popullatës civile të përfshirë,” vazhdoi ajo.

Të dy krerët e shteteve gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e marinarëve ukrainas./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSolidaritet në prag festash në Shkodër
Artikulli tjetërFOTO/ “Rrno për me tregue” për publikun kuksian në këtë prag festash