Ballina Flash

Solidaritet në prag festash në Shkodër

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Në prag të festave të fundvitit, bashkia e Shkodrës po ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore, për t’i bërë festat më të ngrohta.

Shpërndarja ka nisur në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 4 ku kanë përfituar pako 100 familje në nevojë, ndërsa shpërndarja do të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës, në qytet dhe njësitë administrative.

Solidariteti, përtej moshës e etnisë, fesë apo bindjeve të tjera i bën festat e fundvitit akoma më të bukura. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistri Gashi: “Europa kreative”, mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë
Artikulli tjetërUKRAINË – Merkel dhe Macron thirrje për armëpushim