TIRANË, 3 janar/ATSH/ – Shpenzimet kapitale që kapin vlerën e 827.8 milionë lekë do të investohen në ndërtimin dhe rikonstruksionin e 8 shkollave dhe bazave prodhuese të tjera.
Sipas të dhënave të bëra publike më herët nga zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dojna Sorensen, 47% e nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm profesional punësohen brenda 6 muajve.
Në 2016-ën është ndërtuar një sistem i ndjekjes së personave që diplomohen, ku nëpërmjet pyetsorëve, studiohen ku ndodhen ato 6 muaj pasi janë diplomuar.
Arsimi dhe formimi profesional mbështet fuqishëm nga partnerët ndërkombëtarë. /z.tosku//a.g/












