Buxheti 2019/ Rriten me 7% pagat për 3559 policë burgjesh

TIRANË, 3 janar /ATSH – A. Fortuzi/ – Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, ndër të tjera parashikon dhe një rritje rroge për punonjësit e Policisë së Burgjeve deri në 7%.

Buxheti i vitit 2019, ndër zërat kryesorë të tij ka dhe financimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Policët e burgjeve do të njohin një rritje prej 7% duke filluar që nga data 1 prill. Lidhur me këtë rritje page, Ministria e Financave parashikoi një fond të posaçëm prej 177 milionë lekësh, i dedikuar vetëm për policinë e burgjeve.

Është një fond 177 milionë lekë i pashpërndarë, i dedikuar për kontigjencën e rritjes së pagave për policinë gjyqësore të burgjeve, nga të cilët përfitojnë 3559 policë.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.