Ballina Bota

FOKUS  – 20-vjeçarja euro, kolosja e brishtë

BERLIN, 1 janar /ATSH-AFP/ – Njëzetë vjeçe sot, euro është pranuar në sajë të vlerës së saj në tregje dhe në portofola duke i mbijetuar krizës së madhe, por e destinuar të mbetet një kolose e brishtë pa një solidaritet të madh europian.

Fillimisht një instrument virtual i përdorur nga financierët dhe kontabilistët, euro u materializua më 1 janar 2002, për rrjedhojë 340 milionë shtetas nga 19 shtete përdorin sot të njëjtën monedhë.

Banka Qendrore Europiane (BQE) e cila mori frerët e politikës monetare që nga 1999, krenohet se ka penguar rritjen e çmimeve, megjithëse imazhi i një euro inflacioniste vijon ende ta shqetësojë.

Në fakt, popullariteti i monedhës euro është në nivelin më të lartë. Mesatarisht 74% e shtetasve në eurozonë vlerësojnë se monedha euro ka qenë fitimprurëse në BE, dhe 64% për vendin e tyre, sipas barometrit të publikuar në nëntor nga BQE-ja. Dhe e gjitha kjo pavarësisht hovit të lëvizjeve populiste antiBE.

‘’Euro është e rrënjosur tek popullsia, madje edhe partitë anti-sistem e pranojnë një fakt të tillë’’, shprehet Nicolas Veron, ekonomist në institutet ‘’Bruegel’’ në Bruksel dhe ‘’Peterson’’ në SHBA.

Euro gjithashtu stimuloi tregtinë ndërkomunitare dhe është monedha e dytë më e përdorur, edhe pse mbetet shumë larg dollarit amerikan./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFISHË TEKNIKE – 10 datat kyçe të 2019-ës
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një amfib i sapozbuluar emërtohet… Trump!