MOSKË, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Bisedimet për paqen në Siri do të bëjnë bashkë presidentët e Rusisë, Iranit dhe të Turqisë, me shumë mundësi në fillim të vitit 2019, njoftoi sot një zyrtar i lartë rus, në momentin kur Uashingtoni po përgatit tërheqjen ushtarake nga ky shtet.
‘’Është radha jonë të presim samitin e tre shteteve garantuese me pjesëmarrjen e presidentit turk, iranian dhe tonin. Është ranë dakord se do të zhvillohet pas javës së parë të vitit të ri. Kjo do të varet nga axhendat e presidentëve’’, njoftoi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Mihail Bogdanov, cituar nga agjencia ‘’Interfax’’.
Ky samit do të mbahet si pjesë e procesit të paqes të Astanës, i cili mbledh që nga janari 2017 pa përfshirjen e Uashingtonit, përfaqësues të Damaskut dhe një delegacion të opozitës. Ai monitorohet nga Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit dhe nga Turqia mbështetëse e rebelëve sirianë./ /v.b/ a.jor.






















