Ballina Aktualitet

Festat e fundvitit, Policia e Vlorës përforcon masat e sigurisë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në të gjithë qarkun e Vlorës janë proceduar penalisht nga policia 50 shtetas.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, 42 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.

“U ndaluan 5 shtetas në kërkim pjesërisht edhe të dënuar nga Gjykata për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestuan në flagrancë 3 drejtues automjetesh të cilët janë kapur në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe janë vendosur në total 410 masa administrative për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, thekson policia.

Po ashtu janë plotësuar 8 kërkesë padi me qëllim për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Policia e Vlorës bën të ditur se janë organizuar shërbime të posaçme për kontrollet rutinë të objekteve që tregtojnë fishekzjarre apo lëndë të tjera piroteknike me qëllim bllokimin dhe sekuestrimin e tyre për sigurinë e qytetarëve.

Sipas policisë vazhdon puna për pikasjen dhe renditjen në grafikë të pikave të basteve apo loto-sporteve me qëllim mbylljen e tyre në vijim duke filluar që në janar të 2019-ës.

Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë do të vijojnë punën intensive dhe me përkushtim me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, atyre në kërkim apo vendosjen para përgjegjësisë penale kundrejt çdo personi tjetër që kryen veprime antiligjore me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve veçanërisht në festat e fund vitit. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Jugori” për ksenofobinë dhe urrejtjen, premierë në teatrin ”Migjeni”
Artikulli tjetërKapshticë, 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24-orëve të fundit