Kapshticë, 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24-orëve të fundit

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Në pikën kufitare të Kapshticës, në qarkun e Korçës janë regjistruar 6321 qytetarë shqiptare dhe të huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit

Zyra e shtypit e Policisë së Korçës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaron se situate në këtë pikë kufitare është e qetë dhe po punohet me kapacitet të plotë, katër sportele në hyrje dhe 2 në dalje për të menaxhuar sa më mirë fluksin.

Sipas burimit të sipërcituar, mësohet se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3289 të tjerë kanë dalë nga vendi.

Afrimi i festave të fundvitit ka rritur numrin e qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këto festa në vendin tonë.

Policia e Shtetit të shtunën njoftoi se ka marrë masat për të siguruar qytetarët në kalimin e sa më qetë dhe mirë të festave të fundvitit. Policia njoftoi se në të gjitha pikat kufitare është shtuar numri sporteleve që i vjen në ndihmë qytetarëve, ndërsa sqarohet se dhe në akset kryesore të qarkullimit rrugor ka kontrollet përkatëse për të rritur sigurinë rrugore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.