Ballina Bota

UASHINGTON – Jep dorëheqjen Jim Mattis

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili ishte në krye të ushtrisë më të fuqishme të botës, dha dorëheqjen.

Largimi i gjeneralit me katër yje vjen vetëm një ditë pasi Trump tha se ishte kritikuar për vendimin e marrë për të tërhequr forcat amerikane nga Siria.

Mattis ishte parë si një zë moderator në politikën e jashtme amerikane dhe Trump e kishte vlerësuar shumë kur mori postine presidentit, por marrëdhënia është përkeqësuar në muajt e fundit.

Në letrën e dorëheqjes, Mattis tha se do të largohej në fund të shkurtit.

Mattis ka lënë të nënkuptohen në mosmarrëveshjet me presidentin duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vlerësojnë dhe të respektojnë edhe marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMazhoranca dhe opozita për vetingun në politikë
Artikulli tjetërKuvendi mblidhet sot për vetingun në politikë