Ballina Flash

Kuvendi mblidhet sot për vetingun në politikë

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare ku do të diskutohet vettingu në politikë.

Sipas rendit të ditës do të diskutohet për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (nenet 77/a dhe 77/b, Rregullore, votim me shumicën e jo më pak se dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit).

Në seancë do të paraqitet raporti i shumicës parlamentare dhe i opozitës, dalë nga mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për Legjislacionin.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vetingun”, që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në Parlament.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Jep dorëheqjen Jim Mattis
Artikulli tjetërMazhoranca rrëzon amendamentet e PD-së për vetingun në politikë