LONDËR, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian njoftoi sot se ka miratuar masa, kryesisht në sektorin e shërbimeve financiare, të transporteve ajrore dhe të doganave, për të ulur pasojat e një mungese marrëveshjeje me Londrën mbi Brexit.
“Komisioni e gjykon thelbësore dhe urgjente miratimin e këtyre masave sot për të limituar dëmet më të mëdha”, thekson KE.
Këto masa merren për shkak se ekziston një rrezik i lartë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian pa arritur një marrëveshje për këtë çështje, që rrezikon të shkaktojë shumë pasiguri në shumë sektorë të dy ekonomive. /G.S/ a.jor.






















