BANGKOK- SHBA dëbon dhjetëra emigrantë kamboxhianë

BANGKOK, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Rreth 46 kamboxhianë, që kishin jetuar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si emigrantë, mbërritën në Pnom Pen, pasi u deportuan pas një programi të diskutueshëm riatdhesimi.

Emigrantët u urdhëruan të dëbohen nga zyra e Imigracionit dhe Doganat e Shteteve të Bashkuara për krimet që kryen në SHBA, ndonëse disa nga krimet thuhet se ndodhën “dekada më parë”, tha të martën vonë Radio National Public Radio (NPR).

”Shumë nga ata që po deportohen kanë lindur në kampet e refugjatëve”, tha Katrina Dizon Mariategue, drejtoreshë e politikës kombëtare për Qendrën e Veprimit të Burimeve Aziatike në Uashington, DC, duke e quajtur politikën e qeverisë amerikane “të shkurtër dhe shumë të padrejtë”.

”SHBA ka deportuar 110 emigrantë kamboxhiane këtë vit, pasi ka deportuar 29 në 2017, dhe 79 në vitin 2017 nën programin e riatdhesimit, i cili filloi në 2002”, sipas NPR.

Shumica kishin ikur fillimisht nga regjimi vrastar i Pol Potit, i cili udhëhoqi Kamboxhian midis 1975 dhe 1979 dhe shumë prej tyre nuk kishin qenë kurrë në Kamboxhia më parë./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.