Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/12/2018

LONDËR – Kryeministrja, Theresa May i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

GJENEVË – Shqyrtim i politikave tregtare të SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë.

BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Shëndetësisë të BE-së për shkak të etheve të derrit afrikan

BRUKSEL – Komisioni Europian diskuton për buxhetin italian.

BERLIN – Përballë ambicjeve kineze, qeveria gjermane pritet të vendosë sot të forcojë rregullat mbi investimet në sipërmarrjet strategjike.

ANKARA – Presidenti iranian, Hassan Rohani zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi.

BRUKSEL – Komisioni Europian publikon informacione të reja për t’u përgatitur për një Brexit pa marrëveshje.

BERLIN – Qeveria gjermane pritet të miratojë një projektligj mbi imigracionin ekonomik ndërkohë që vendi po përballet me një mungesë të krahut të punës.

UASHINGTON – Zhvillohet mbledhja e Komitetit të Politikave Monetare të FED. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 19 dhjetor 2018
Artikulli tjetërBANGKOK- SHBA dëbon dhjetëra emigrantë kamboxhianë