BRUKSEL, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të presë të mërkurën në Bruksel kryeministrin italian, Giuseppe Conte për një takim pune para samitit europian të enjten, njoftoi sot ekzekutivi europian.
”Takimi do të zhvillohet gjatë pasdites”, sqaroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva gjatë një konference shtypi në Bruksel.
Të martën e kaluar, Conte i premtoi BE-së një buxhet të ri italian, për të shmangur një procedurë të shkeljes.
Komisioni Europian hodhi poshtë më 23 tetor projektbuxhetin italian për 2019, që zyrtarisht parashikon një deficit prej 2,4 % të PBB-së, përpara se t’i hapë rrugë një procedure që mund të çojë deri në vendosjen e sanksioneve./ / v.b/














