Ballina Bota

IZRAEL – Policia rekomandon dënimin e Netanyahu për korrupsion

JERUZALEM, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia izraelite njoftoi të dielën se ka rekomanduar dënimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe të bashkëshortes së tij Sara për vjedhje dhe korrupsion, ky është rekomandimi i tretë i këtij lloji kundër në një vit kundër shefit të qeverisë.

Prokurori i përgjithshëm tashmë duhet të vendosë nëse do të dënojë ose jo çiftin Netanyahu, i dyshuar se ka marrë një mbulim të favorshëm nga ana e faqes së informacionit “Walla” duke dhënë në shpërblim favore qeveritare që arrijnë në miliona dollarë për “Bezeq”, grupi kryesor i telekomunikimit në Izrael dhe pronar i “Walla”.

Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar sot menjëherë përfundimet e policisë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Meta apel institucioneve
Artikulli tjetërFleckenstein: Negociatat për Shqipërinë të hapen në qershor