Ballina Kosova

Thaçi dhe senatorja Ernst diskutojnë për transformimin e FSK-së

PRISHTINE, 29 nëntor /ATSH/  -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA, u takua me senatoren Joni Ernst, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh, transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Senatorja Joni Ernst është nga shteti i Iowas dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona e dëshmon më së miri lidhjen e fortë mes dy popujve tanë”, shprehet Thaçi./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDako homazhe në mauzoleumin e dëshmorëve në 74-vjetorin e ditës së Çlirimit
Artikulli tjetërMinistria e Brendshme: Regjistroni adresat brenda afatit pa penalitete