Ballina Bota

LONDËR – May përjashton dorëheqjen

LONDËR, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May mbrojti sërish sot marrëveshjen e arritur me Brukselin për Brexit, ndërkohë që refuzoi të shqyrtonte hipotezën e dorëheqjes në rast se nuk merrte pëlqimin e Parlamentit.

“Unë jam e përqendruar që të mundësoj që marrëveshja të kalojë në Parlament, sepse besoj absolutisht se kjo është një marrëveshje e drejtë për Britaninë e Madhe dhe mendoj se në të kundërt BE-ja nuk do të na japë një marrëveshje më të mirë”, theksoi May për BBC-në.

“Nuk bëhet fjalë për mua, nuk po mendoj për interesat e mia, por të sjell në shtëpi një marrëveshje që funksionon për popullin e këtij vendi”, theksoi May duke shtuar se kjo çështje ishte rëndësishme dhe se nuk përfshinte vetëm Parlamentin, por edhe popullin.

E pyetur nëse ka një plan B në rast se Parlamenti nuk e pranon marrëveshjen, kryeministrja konservatore ripërsërit se ka një objektiv të vetëm, atë të aplikimit të Brexit sipas referendumit të vitit 2016./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujtesa kolektiva, Autoriteti i Dosjeve marrëveshje me Zërin e Amerikës dhe “Vatrën”
Artikulli tjetërGJERMANI – Një ish-gardian 95 vjeç i kampit të përqëndrimit nën akuzë