Ballina Aktualitet

Spiropali pret ambasadorët e Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovenisë: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në një takim, ambasadorin e Rumanisë Octavian Şerban, ambasadoren e Hungarisë, Martina Kasnyik dhe ambasadorin e Sllovenisë Jakob Štunf.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes grupeve të miqësisë, komisioneve dhe deputetëve.

“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre tre vendeve anëtare në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ambiciet e Shqipërisë dhe të rajonit janë një vlerë e shtuar për familjen evropiane”, shprehet Spiropali.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Dështojnë bisedimet për koalicion mes të djathtës ekstreme dhe konservatorëve
Artikulli tjetërRaporti i Transparency International, Ambasada gjermane: Arritje për të cilën shqiptarët mund të jenë krenarë