Ballina Flash

SOFT NEWS – 22-vjeçarja gjermane sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

BERLIN, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Një nënë 22-vjeçare lindi katërnjakë në Gjermaninë Veriore, deklaroi një zëdhënëse e spitalit.

Foshnjat e parakohshme kanë lindur me prerje cezariane të martën në mëngjes në spitalin ”St. Marien” në Vechta, Saksonia e Poshtme.

Foshnjat i mbijetuan lindjes pa komplikime, pavarësisht se ishin gati dy muaj para kohe.

Pas fillimit të lindjes, nëna u transferua në spitalin në Vechta, i specializuar në kujdesin e foshnjave të lindura para kohe.

Foshnjat lindën me radhë dhe peshonin midis 1,12 dhe 1,48 kilogramë.

Emrat e tyre janë Anais Rebeca, Eric Gabriel, Patrick Mathias dhe David Cristian.

Familja tashmë ka një fëmijë dy vjeç./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProda pret kreun e zyrës së KiE në Tiranë: Policia e Shtetit, partner i rëndësishëm në luftën ndaj diskriminimit
Artikulli tjetërSako: Ngritja e stacionit të transferimit të mbetjeve, zgjedhje optimale për Durrësin