Ballina Aktualitet

Manja pret shefen e UNDP: Ngritje e sistemit elektronik të ndihmës juridike falas

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me Randis Davis, shefen e re të UNDP në Shqipëri.

Manja i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi për mbështetjen që UNDP ofron në rritjen e aksesit në drejtësi dhe forcimin e ndihmës juridike falas për qytetarët.

Në takim gjithashtu u diskutua për projektin e ri të ngritjes së sistemit elektronik të ndihmës juridike falas dhe nisjen e punës për hartimin e një Strategjie Kombëtare për Ndihmën Juridike Falas.

Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata Speciale dënon me burgim Shalën, Bahtijarin dhe Januzin
Artikulli tjetërKANADA – Vendimi i Trumpit për tarifa doganore stimulon vendasit të blejnë produkte kanadeze