Ballina Bota

FRANKFURT – Euro në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2022 mes tensioneve tregtare me SHBA

FRANKFURT, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Euro u dobësua në fillim të javës, mes shqetësimeve në rritje për përshkallëzimin e një mosmarrëveshjeje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera.

Kursi i këmbimit ra në 1,0245 dollarë brenda natës, më shumë se një cent nën vlerën e mbrëmjes së të premtes.

Euro ka rënë nën presion që në fillim të nëntorit nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, kur tregtohej mbi 1,09 dollarë.

Tarifat e SHBA mbi 25% për importet nga Meksika dhe Kanadaja, megjithëse vetëm 10% për eksportet kanadeze dhe 10% për të gjitha importet kineze do të hyjnë në fuqi të martën, pasi Trump urdhëroi masat të shtunën.

Kur Trump u pyet të premten nëse do të vendoste tarifa edhe për produktet e importuara nga BE-ja, ai u përgjigj ”sigurisht”./  /i.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit: 121 operacione të finalizuara në janar, 715 shtetas të arrestuar