Ballina Flash

Rama: 65 nxënës pjesë të programit të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë


TIRANË, 24 janar/ATSH/ 65 nxënës të shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri-Turizëm janë bërë pjesë e programit prestigjioz “VET by EHL” të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë (EHL).

EHL është shkolla e parë hoteliere në botë, e themeluar në 1893 si Ecole hôtelière de Lausanne, duke u renditur në vitin 2024 për të gjashtin vit rradhazi si shkolla më e mirë e hotelerisë në botë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë program i pajis këta nxënës me standardet më të larta në fushën e hoteleri-turizmit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ju prezantojmë me nxënësit e Shkollës së Hoteleri-Turizmit Tiranë, të cilët po ndjekin programin prestigjioz të Shkollës Zvicerane të Hotelerisë Luzanë (EHL) në 3 drejtime, kuzhinës, hotelerisë dhe shërbimit ushqimi dhe pije”, u shpreh Kryeministri.

Programi “VET by EHL’, theksoi Rama, është një gur kilometrik për përmirësimin e cilësisë dhe ekselencës në arsimin profesional, duke përgatitur brezin e ri për standardet më të larta ndërkombëtare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes
Artikulli tjetërSpiropali në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit: I pari Kryetar Kuvendi me origjinë shqiptare në botë