TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për rikthimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eriselda Bala.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare.
Bala kishte apeluar vendimin e marrë për largimin e saj nga sistemi i drejtësisë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në prill të 2022-shit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të prokurores Bala.
/a.f/r.e/























