Ballina Aktualitet

Anija shqiptare “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anije të NATO-s në Egje

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Anija ORIKU P-132 zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijet e SNMG2 Taskunit 01 në ujërat e Detit Egje.

Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s.

Në këtë stërvitje morën pjesë anijet FGS PLANET A1437, HS KALYPSO M64, TCG KARABIGA P1205 dhe ORIKU P-132.

Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBora vështirëson qarkullimin në Kosovë, bllokohen disa rrugë në Prishtinë
Artikulli tjetërKërcënoi kryeministrin Kurti, arrestohet