Ballina Aktualitet

Nis procesi i pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë IdentiTek njoftuan sot nisjen e procesit të pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, me fokus ndihmën për të siguruar dokumentet e nevojshme në funksion të procesit të votimit të diasporës.

Procesi i pajisjes me dokumente do të kryhet në Rodos në 27-28 janar, në adresën: Papaluka 5-8 (Emergjencat e reja në spitalin e vjetër, kati i hyrjes) si dhe në Kretë (Hania) në 28-30 janar, në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).

Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin në e-Albania (FALAS) deri më 25 janar dhe të dërgojnë kërkesën me subjekt “Aplikimet për dokumente identifikimi” në [email protected] ku të përfshijnë: Emër/Mbiemër, Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë/ID si dhe adresën e vendbanimit – Ishulli.

Tarifa për pasaportë biometrike është 130 € ndërsa për kartë ID është 12 €.

Pagesat kryhen me kartë bankare përmes POS terminaleve në zyrat përkatëse.

Orari i veprimeve është nga ora 09:00-17:00

Për pyetje, të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: [email protected] dhe telefon: +30 21 0687 6200.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëfimi i familjes së rikthyer pas 20 vitesh nga Kanadaja dhe dhurata e veçantë për Ramën: Ju jeni për të mbjellë paqe
Artikulli tjetërKosova nis sot fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit