Ballina Aktualitet

34-vjetori i krijimit të Partisë Republikane, Mediu: Partia e besimit dhe familjes

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Partia Republikane festoi sot 34-vjetorin e themelimit dhe kryetari i kësaj force politike, Fatmir Mediu mesazhin e tij në rrjetet sociale e nis me vlerësimin e themeluesit të kësaj force politike, Sabri Godo.

“Kujtojmë me respekt të gjithë ata që krijuan Partinë Republikane përfaqësuan atë në Qeveri, parlament, bashki dhe komuna. Njerëz të mirë të ndershëm e patriotë, antikomunistë dhe shqiptarë të ndershëm që luftuan për një Shqipëri Europiane dhe një Shqipëri në NATO”, tha Mediu.

“Partia Republikane është partia që në programin e saj ka besimin në Zot si baza e besimit tek vetja, tek liritë dhe të drejtat e individit, si baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Partia Republikane ka luftuar kundër grabitjes së pronës private pronarëve të ligjshëm me ligjin famëkeq 7501 e ligje të tjera leniniste që kanë krijuar padrejtësinë më të madhe të demokracisë dhe një kalvar vuajtjesh pa fund të shqiptarëve dhe ndikuar në largimin masiv të tyre nga Shqipëria”, u shpreh Mediu.

“Partia Republikane beson se familja është baza e shoqërisë sonë. Partia Republikane është partia e cila beson tek prona private si baza e ndërtimit të ekonomisë dhe lumturisë e mirëqenies familjare”, theksoi Mediu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA vendos sanksione ndaj sektorit energjetik të Rusisë për të dobësuar përpjekjet e luftës
Artikulli tjetërSHBA – Gjykata e Lartë duket se do të mbështesë ligjin që ndalon TikTok-un