Ballina Aktualitet

SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim apo procedim penal ndaj Pandeli Majkos

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se ndaj deputetit socialist Pandeli Majko nuk ka asnjë material kallëzues apo procedim penal.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në reagimin zyrtar të SPAK.

Kryetari i PD-së deklaroi pak ditë më parë se deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në përgjimet e SHISH si “kriminel elektoral” dhe se oficeri i SHISH që kreu përgjimet, sipas Berishës, “merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar”.

Ndaj kësaj deklarate, deputeti i PS, Pandeli Majko ka kërkuar nga SHISH ti vendos në dispozicion materialin e pretenduar nga Berisha

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPoliklinika e Specialiteteve në Shkodër, me infrastrukturë moderne dhe shërbime të reja për rreth 200 mijë banorë
Artikulli tjetërNdahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023