Ballina Flash

Kumbaro ndan pamje nga Çajupi: Destinacion turistik, me peizazhet e tij ta kënaq shpirtin

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Mali i Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit dhe 25 km larg Gjirokastrës, vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik në të gjitha stinët e vitit.

Bukuritë turistike të Çajupit dhe Lunxhërisë i kanë dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe etno-kulturor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Çajupit, duke ftuar të apasionuarit pas turizmit malor ta vizitojnë atë në këto ditë dimri, ku është mbuluar nga dëbora.

“Çajupi me peizazhet e tij që ta kënaqin shpirtin”, shkruan Kumbaro.

Qafa e Çajupit është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi Lugina e Drinos, me hiret e saj. Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës zbulojnë një destinacion për hiking dhe hipizëm.

/k.s//a.f//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlja e çmimit të energjisë, Rama ndan videon: Transformim epokal, nxorëm vendin nga vrima e zezë
Artikulli tjetërAkademia e Forcave të Armatosura, Vengu: Në katër vite aplikantët u shtuan nga 685, në 1114