Ballina Ekonomi

Dy platforma për guida online në 200 agroturizmet shqiptare

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizem.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200 oferta turistike.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale.

Agroturizëm AL dhe agroturizem.gov.al  janë guida online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

“Çdo ditë të vitit, mund të zgjidhni të vizitoni fermat agroturistike, kampet, kullat, kantinat e verës, artizanët, si dhe të shijoni traditat folklorike dhe prodhimet lokale”, tha Denaj.

Janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.

Falë mbështetjes me grante dhe lehtësive fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër.
Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store, që sjell agroturizmin shqiptar në smartfonin e gjithkujt. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMajko i përgjigjet Berishës: Vjedhja e votës nga ata që i vënë flakën vendit kur mbesin pa pushtet
Artikulli tjetërROMË – Papa Françesku emëron Simona Brambilla si prefekte, e para grua në historinë e Vatikanit