Ballina Flash

“38 ditë për të ndryshuar jetën”, dy netë shfaqje në ArTurbina

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ “38 ditë për të ndryshuar jetën” ishte komedia e cila u shfaq në fundjavë në ArTurbina. Ajo erdhi nën regjinë dhe interpretimin e Naum Shundit. Krahas tij interpretoi dhe Raimonda Shundi.

Vepra “38 ditë për të ndryshuar jetën”, me kostumografi dhe skenografi nga Ersa Kana, është vënë në kuadër të projektit italo-shqiptar “ Dy popuj  një teatër”.

“38 ditë për të ndryshuar jetën” është një komendi zbavitëse, ku në qëndër të veprës janë dy personazhe diametralisht të kundërt, Fabio (bankier) dhe Liza, një grua e këndëshme por shumë e rrëmujshme. Një gabim nga ana e Fabios në llogarinë bankare të Lizës, bën që të krijohet intriga, në të cilët dy karakteret kanë qëllime dhe synime të ndryshme.

Sa më të ndryshëm dhe të largët të duken si karaktere, me kalimin e kohës të dy e kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrin. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi i gjykatës për portin e Sarandës, Rama: Ndërhyrje brutale në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv
Artikulli tjetërEuroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun