KIEV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ishte përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të ”Azerbaijani Airlines” që vrau 38 persona.
”Moska duhet të shpallet përgjegjëse për rrëzimin e avionit”, shkroi në Telegram kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.
Rusia paralajmëroi kundër spekulimeve dhe kërkoi të priste rezultatet e hetimit për shkaqet e aksidentit.
Disa media, duke cituar burime anonime të qeverisë së Azerbajxhanit, raportuan se avioni i linjës Baku-Grozni u rrëzua në Kazakistan të mërkurën për shkak të një rakete antiajrore ruse.
Gjatë një tentative për ulje emergjente, avioni ”Embraer 190” u rrëzua pranë qytetit të Kazakistanit Aktau në bregun e detit Kaspik./ /os/























