Ballina Ekonomi

Tremujori III, BSH: Investimet e huaja arrijnë në 411 milionë euro, kryeson Turqia

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte arritën në 411 milionë euro, në 3-mujorin e tretë 2024, me rritje rreth 4% krahasuar me periudhën prill-qershor 2024.

Sipas statistikave të BSH-së, për nëntëmujorin 2024, vlera e përgjithshme e fluksit të investimeve të huaja direkte llogaritet në 1,1 miliardë euro.

Investime e huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në industrinë nxjerrëse, në energji elektrike, gaz, furnizim me ujë, industri përpunuese.

Në këtë tremujor, Turqia renditet si vendi investitor i parë me rreth 58 milionë euro investime dhe për 9-mujorin vlera e investimeve shënon 204 milionë euro, me rritje 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët turq janë: sistemi financiar (banka), industria e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çelikut), sektori i ndërtimit, por edhe energjetika.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin: Nuk ka kohë për të nënshkruar marrëveshjen e re të tranzitit të gazit me Ukrainën
Artikulli tjetërGjashtë oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes marrin gradën nënkolonel