Ballina Flash

Gjashtë oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes marrin gradën nënkolonel

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Gjashtë oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes morën gradën nënkolonel, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, sekretari i përgjithshëm, Aleks Marku, drejtues të administratës së MM, kolegë dhe bashkëpunëtorë të personelit të graduar.

Gradimi është një vlerësim për përkushtimin dhe realizimin e detyrave, duke sjellë përgjegjësi të reja edhe më të mëdha për të ardhmen, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTremujori III, BSH: Investimet e huaja arrijnë në 411 milionë euro, kryeson Turqia
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia: I takon ekipit të Trump të bëjë hapin e parë për të përmirësuar lidhjet