Ballina Bota

RUSI – Lavrov: Rusia nuk ka kushte për zgjidhjen e konfliktit me Kievin

MOSKË, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rusia nuk ka vendosur asnjë parakusht për bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, por këmbëngul që marrëveshjet e përfunduara tashmë të zbatohen, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një intervistë për mediaN ruse.

“Kur na thuhet se Rusia propozon parakushte për bisedimet e paqes, unë them se këto nuk janë parakushte, por më tepër kërkojnë që ajo që ishte rënë dakord më parë të vihet në praktikë”, theksoi shefi i diplomacisë ruse.

”Moska po merr sinjale nga ekipi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me interesin për rifillimin e dialogut. Kjo është absolutisht e arsyeshme dhe normale”, shtoi Lavrov.

Kreu i diplomacisë ruse shtoi se ai shpreson që administrata e ardhshme Trump “të kuptojë arsyet që çuan në luftën në Ukrainë”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe
Artikulli tjetërKoçiu: Rishikojmë skemën e përfitimit të kategorive në nevojë, orientim drejt punësimit