Ballina Ekonomi

Autoriteti Portual Durrës: Rikthehet në normalitet puna në port, pas motit të keq

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Portual Durrës, njofton se mëngjesin e sotëm ka rifilluar gradualisht veprimtaria portuale, pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve si dhe operacioneve portuale në disa terminale, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve intensive,  që përfshirë brigjet e Adriatikut gjatë 24 orëve të fundit.

APD bën të ditur se, aktualisht, veprimtaria përpunuese vijon normalisht në të katër terminalet, ndërkohë që të gjitha akset në hapësirat e Portit janë të aksesueshme pa pengesa në qarkullim.

Sipas APD, në portin e Durrësit, po përpunohen sot 5 anijeve me rreth 7500 tonë mallra dhe 491 njësi kontejnerike.

Tre anije me 4200 tonë mallra dhe 431 njësi kontejnerike janë në përpunim dhe 2 anije me 3300 tonë mallra dhe 60 njësi kontejnerike janë në radën portuale.

Sipas APD-së, në Terminalin e Pasagjerëve është bregëzuar pa probleme në orarin e parashikuar trageti “Rigel VII”, ndërkohë që të gjitha tragetet e parashikuara për lundrim ditën e sotme do të vijojnë sipas orareve të parashikuara.

Autoriteti Portual Durrës njofton se bashkë me Autoritetet Detare mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të portit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është i negociueshëm, Trump të ndalë kërcënimet
Artikulli tjetërDrejtoria e Burgjeve dhe bashkia e Vlorës, marrëveshje për riintegrimin social të të dënuarve