Ballina Flash

Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin

PRISHTINË, 23 dhjetor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, pasi në marrëveshjen e vitit 2015 në Bruksel mes kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte futur edhe që pikë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II Të Drejtat dhe Liritë Themelore, me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III: Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”, thuhet në vendim.

Asociacioni është ende në diskutim e sipër mes palëve.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Janë eksportuar 924 kamionë, vetëm 3 me parregullsi që u asgjësuan
Artikulli tjetërBaleti “Arrëthyesi” premierë nën dirigjimin e të famshmit Sergio Alapont