TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Dega e Doganës Shkodër vazhdon traditën e saj të solidaritetit, duke sjellë gëzim për festat.
Këtë vit, vëmendja është përqendruar te Shtëpia e Fëmijës, ku u shpërndanë dhurata që synojnë të sjellin buzëqeshje dhe ngrohtësi për këta fëmijë.
Me këtë gjest të vogël, por me zemër të madhe, punonjësit shpresojnë të krijojnë një atmosferë festive dhe plot dashuri për këta fëmijë. /j.p/























