Ballina Flash

Kombëtarja renditet e 65-ta në FIFA

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit renditet e 65-a në renditjen e FIFA-s duke mos patur ndryshime nga 1 muaj më parë.

Shqipëria e nisi vitin në vendin e 64 dhe gjatë 2024 pati ulje-ngritje, duke zbritur e 67-a në shtator.

Renditjen më të mirë historike kuqezinjtë e patën në gusht të 2015 ku ishin të 22-të në botë, kjo falë fushatës kualifikuese të Euro 2016.

Kosova renditet e 99-ta ashtu si 1 muaj më parë. Ky është pozicionimi më i mirë historik i përfaqësueses së Kosovës. Në renditjen e publikuar këtë të enjte nga FIFA në krye mbetet Argjentina e ndjekur nga Franca e Spanja.

Kombëtarja do të kthehet në fushë në mars ndaj Anglisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë janë në grup me Anglinë, Serbinë. Letoninë dhe Andorrën. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBllokoi foltoren e Kuvendit, Spiropali përjashton nga seanca deputetin Shehaj
Artikulli tjetërJava e 19-të e “Abissnet Superiore” luhet e ndarë në tre ditë, kampionati rikthehet në janar