Ballina Bota

FRANCË – Macron e cilëson të përkryer rritjen e taksës së naftës

PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi të përkryer rritjen e taksës së naftës përfshirë çdo dyshim të francezëve për çështjen e fuqisë blerëse, në një intervistë dhënë gazetave të grupit ‘’Ebra’’, që do të publikohet sot.

‘’E cilësoj të përkryer që tatimi mbi naftën të jetë në të njëjtin nivel me atë të benzinës dhe preferoj taksën e karburantit në vend të taksës së punës’’, theksoi kreu i shtetit në një intervistë dhënë dje, përpara nisjes së një turi vizitash presidenciale të pazakonta në të gjithë pjesën lindore dhe veriore të Francës për të përkujtuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

‘’Të njëjtët persona që shfaqin pakënaqësi për rritjen e çmimit të karburantit, kërkojnë gjithashtu që të luftohet kundër ndotjes së ajrit, pasi fëmijët e tyre vuajnë nga sëmundjet’’, përfundon Macron./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrugë e re për banorët e fshatit Shëlli në Macukull
Artikulli tjetërFOTO/ Këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë, drejt përfundimit