Ballina Lajme nga Vendi

Rrugë e re për banorët e fshatit Shëlli në Macukull

TIRANË,5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Mat vazhdon rehabilitimin e rrugës në fshatin Shëlli të njësisë administrative Macukull.

Investimi për rehabilitimin e rrugës së fshatit Shëlli në bashkinë e Matit, ka nisur një muaj më parë.

Kjo rrugë ishte bërë e pakalueshme duke krijuar vështirësi për banorët e kësaj zone. Me rikonstruksionin e rrugës përfitojnë të gjithë banorët e fshatit Shëlli dhe zonat për rreth.

Puna vazhdon për rehabilitimin e rrugës dhe pritet të përfundojë në fund të muajt nëntor, para nisje së stinës së dimrit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMTV EMA 2018 në “pushtetin e vajzave”: triumfon Camila Cabello, Dua Lipa “BEST POP”
Artikulli tjetërFRANCË – Macron e cilëson të përkryer rritjen e taksës së naftës