Ballina Flash

Rama: Së shpejti, Teatri i Kukullave hap dyert për të gjithë vogëlushët

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga Teatri i rinovuar i Kukullave.

“Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja dhe emocionuese”, theksoi Rama.

Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20  të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar. Në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash. Përveç dëmeve ndër vite prej amortizimit kohor, ndërtesa pësoi dëme strukturore edhe prej tërmetit të vitit 2019.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE heq kontrollet kufitare tokësore me Bullgarinë dhe Rumaninë nga 1 janari 2025
Artikulli tjetërPampuri në Parlamentin Europian: Integrimi në BE kërkon luftë reale kundër korrupsionit