TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës po vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve në shkallë vendi.
Kadastra njoftoi sot për marrjen e 77 vendimeve të reja legalizimi për Korçën.
Në faqen zyrtare të saj, Kadastra ka publikuar emrat e 77 përfituesve të Vendimit për Legalizimin e Ndërtimit Informal, për banorët aplikues pranë Drejtorisë Vendore të ASHK Korçë.
Gjithashtu Kadastra ndau dhe linkun ku gjenden emrat e përfituesve: https://www.ashk.gov.al/…/VENDIME-1040-NENTOR-2024…
Vendimin e përfituar qytetarët mund ta regjistrojnë vetëm pas 30 ditësh nga data e publikimit të vendimit, duke aplikuar për regjistrimin e tij si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-Albania.
Progresi i Legalizimit të Ndërtimeve Informale, është pjesë e zbatimit të ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë.
/r.e/a.f/






















